Organizatorët e Topit të Artë kanë sqaruar se fitimi i Kupës së Botës nuk i garanton një lojtari triumfin në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Ky reagim vjen pas spekulimeve se një lojtar që udhëheq kombëtaren e tij drejt trofeut të Botërorit mund të jetë automatikisht favorit për Topin e Artë, duke lënë në plan të dytë paraqitjet gjatë sezonit të klubeve.
“Nëse fiton Kupën e Botës, kjo nuk garanton fitimin e Topit të Artë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ballon d’Or. Sipas organizatorëve, që nga viti 1995, vetëm katër nga shtatë fituesit e Kupës së Botës kanë arritur të fitojnë edhe Topin e Artë, që përbën rreth 57 për qind të rasteve.
“Triumfi në Kupën e Botës ndihmon, por nuk garanton fitimin e Topit të Artë”, thuhet më tej në njoftim. Ata kanë theksuar se për ta fituar këtë çmim, lojtari duhet të jetë më i miri gjatë gjithë sezonit futbollistik, dhe jo vetëm gjatë një turneu të madh si Kupa e Botës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
