Prizren, paraqitet vetë në Polici personi që u përmend si pjesëtar i

0%

Një person është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor në Prizren pasi i është përmendur emri në një emisionin televiziv si i dyshuar për pjesëmarrje në grupe paramilitare serbe që kryen krime ndaj popullsisë shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999. Dorëzimi i tij në Polici është konfirmuar edhe nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

“Personi në fjalë është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës”- ka thënë Bytyqi. Bytyqi nuk ka dhënë më shumë informacione për rastin.

Burimi: Kallxo