Katër raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë ditës së enjte () në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë, rreth orës , një burrë është shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua dhe kishte dëmtuar disa gjësende të një lokali.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët thuhet se janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu në Prishtinë, rreth orës , janë arrestuar dy burra, të cilët dyshohet se ishin rrahur mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Pejë, mëngjesin e së enjtes është arrestuar edhe një grua, e dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, palët janë liruar. Ndërkaq, në Mitrovicë të Jugut, Policia njofton se është arrestuar një burrë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një burri.
Edhe në këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
