Trumpi thotë se asetet e ngrira iraniane do të përdoren për të

0%

Shpërndaje në: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të përdorë asetet iraniane të mbajtura nga SHBA-ja për të paguar “çdo dëmtim të anijeve, ngarkesave ose çdo gjëje që lidhet me to”, ndërsa ushtria amerikane njoftoi se kreu sulme ndaj Iranit për natën e 13-të radhazi. Media shtetërore iraniane njoftoi se katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi iu kundërpërgjigj kërcënimit që Trump e quajti “të drejtë dhe të barabartë”, duke e quajtur atë një “precedent nxitës”.

Sulmet e fundit vijnë pas pretendimit të Houthive të Jemenit të mbështetur nga Irani se kanë sulmuar dy tankerë saudit në Detin e Kuq dhe shqetësimeve për kërcënimet në rritje ndaj transportit global që shkaktuan rritje të çmimeve të naftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Media shtetërore iraniane ka raportuar shpërthime në vende kyç ushtarake dhe tregtare në jug të vendit, duke përfshirë qytetin port Bandar Abbas dhe ishullin Qeshm. Trump më parë kishte premtuar “ndëshkim të madh ushtarak” kundër Iranit për sulmet nga Houthitë dhe Irani, shkruan BBC.

Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) tha se kishte shënjestruar “qendrat e komandës ushtarake iraniane, objektet e magazinimit të dronëve, rrjetet e komunikimit, vendet e mbikëqyrjes bregdetare dhe aftësitë detare”.

Burimi: Koha