Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina po planifikon një takim trilateral midis përfaqësuesve të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës deri në vjeshtë.
Në një bisede telefonike me përfaqësuesit specialë të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Zelensky tha se, pas konsultimeve me palën amerikane, ka marrë propozime që përfaqësuesit e SHBA-së do t’i diskutojnë më tej me zyrtarët rusë.
Pas këtyre diskutimeve pritet të zhvillohet takimi trilaterale, për të cilin Ukraina po punon intensivisht që të realizohet brenda vjeshtës, shkruan RTSH. Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se nevojiten “ide të reja” për të zhbllokuar procesin e negociatave, pasi propozimet e mëparshme ishin të papranueshme për Ukrainën.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të propozojnë koncepte të reja dhe të kërkojnë një kompromis që të kënaqë të dyja palët. Rubio foli edhe për bisedën e tij me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë samitit të ASEAN-it, duke vënë në dukje se të dyja palët kanë interesa për t’i dhënë fund luftës.
Ndërkohë, pas takimit me Rubio-n, Lavrov deklaroi se “dërgesat e mëtejshme të armëve” për Ukrainën janë “të papranueshme” dhe kritikoi politikat “destabilizuese” të vendeve evropiane. Në zhvillime të tjera, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev konfirmoi se në Baku do të zhvillohet një takim joformal mbi Ukrainën më 12-14 korrik, me pjesëmarrjen e ish-zyrtarëve gjermanë dhe rusë.
Ndërkaq, kancelari gjerman Friedrich Merz sqaroi se qeveria aktuale gjermane nuk është e përfshirë në këto biseda dhe nuk ka informacion rreth tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
