Vërmicë: Ndalet një veturë me katër shtetas të huaj, dyshohet për

0%

Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij janë gjetur katër persona meshkuj, shtetas të huaj. Automjeti me targa vendore drejtohej nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar prokurorin, me autorizimin e të cilit është iniciuar rasti për kontrabandë me migrantë. “KONTRABANDË ME MIGRANTË Fsh.

Vërmicë, Prizren / – . Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, njofton PK. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot