Irani refuzon propozimin amerikan për armëpushim, kërkon zgjidhje për

0%

Irani ka refuzuar të enjten një propozim të Shteteve të Bashkuara për armëpushim, i cili i ishte përcjellë Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi “The New York Times”, duke iu referuar zyrtarëve iranianë dhe irakianë.

Detajet e plota të propozimit nuk janë bërë të ditura, por zyrtarët iranianë kanë deklaruar se Teherani nuk është i interesuar për një marrëveshje të përkohshme, e cila do ta linte të pazgjidhur çështjen e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit. Refuzimi vjen pas gati dy javësh përplasjesh ushtarake ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Forcat iraniane kanë vazhduar sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe ndaj objektivave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht rivendosjes së bllokadës detare nga Uashingtoni. Në anën tjetër, ushtria amerikane ka bombarduar baza ushtarake dhe objekte infrastrukturore në disa pjesë të Iranit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, vizitoi Teheranin të enjten, pasi më herët gjatë javës ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump. Para vizitës, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se kryeministri irakian mund t’i përcillte Teheranit mesazhe dhe qëndrime nga presidenti amerikan, por theksoi se Irani nuk po kërkon ndërmjetësim të mëtejshëm.

“Pengesa kryesore është qasja irracionale, e tepruar dhe hegjemonike e SHBA-së”, tha Araghchi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com