Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë bë Vushtrri, ku një person është plagosur me armë zjarri. Rasti ka ndodhur të enjten, në ora . “Vushtrri / – . Raportohet se gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja. Nga njësitë policore janë arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një është dërguar në mbajte.
