Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në rajonin e Pejës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, inspektimi është zhvilluar në qytetet Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan, me qëllim të verifikimit të respektimit të obligimeve ligjore nga subjektet ekonomike. Gjatë këtij aksioni janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përgjegjëse në përputhje me kompetencat e tyre.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar në koordinim me autoritetet relevante, ndërsa procedurat përkatëse do të vazhdojnë sipas vlerësimit të organeve kompetente. / Telegrafi
