Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Evropë, raste të reja në pesë

0%

Sezoni i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor ka nisur në disa pjesë të Evropës, me raste të raportuara në Greqi, Itali, Spanjë, Rumani dhe Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Sipas mediave të huaja, në Greqi janë regjistruar 21 raste të infektimit lokal që nga fillimi i sezonit të monitorimit 2026.

Nga këto, 20 pacientë kanë zhvilluar komplikime neurologjike, ndërsa një rast ka pasur simptoma më të lehta. Deri tani nuk është raportuar asnjë vdekje, ndërsa 13 persona janë të shtruar në spital. Sipas ECDC-së, deri më 15 korrik janë konfirmuar gjithsej 33 raste të transmetimit lokal në pesë vende evropiane.

Italia ka numrin më të lartë me 20 raste në 16 zona, ndërsa raste janë raportuar edhe në Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Spanjë. Autoritetet shëndetësore theksojnë se përhapja e virusit lidhet me aktivitetin e mushkonjave, kushtet e motit dhe lëvizjen e shpendëve të egër. Qytetarëve u rekomandohet të marrin masa mbrojtëse ndaj pickimeve të mushkonjave gjatë sezonit të transmetimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot