Njëi mitur është goditur me thikë në një lokal në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Bytyqi ka thënë se i plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më datën , rreth orës , është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve meshkuj, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti” , tha ai.
