Një moment i ri muzikor për Papën pas koncertit të ofruar të shtunën e kaluar nga Dioqeza e Albanos. Këtë herë, Maestro Andrea Bocelli do të performojë, më 29 korrik në Borgo Laudato si’ në Castel Gandolfo.
Bocelli do të shoqërohet në “Kantikulën e Paqes”, që shënon 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut, nga afërsisht 170 koristë të rinj, të moshës 6 deri në 18 vjeç, që marrin pjesë në eventin global “Zërat e Abf”, shkruan ANSA. Kjo iniciativë e Fondacionit Andrea Bocelli bashkon fëmijë nga prejardhje të pafavorizuara në vende anembanë botës si Uganda, Jerusalemi dhe Napoli.
