Një i mitur është goditur me thikë nga një person po ashtu i mitur në Suharekë sot më rreth orës . Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje brenda një lokali në Suharekë. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar toger Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Bytyqi theksoi se Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.
