Shpërndaje në: Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-nënkryetarit të Mitrovicës, tash kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.
Siç ka raportuar “Betimi për Drejtësi”, Apeli e ka vërtetuar aktvendimin e Themelores me të cilin ishin refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës ndaj Mujkës dhe ish-drejtorit për Gjeodezi në Mitrovicë, Hysen Muzliukaj. Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të një prone të ish-Bankosit me pronë private.
Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit të “Ibër-Lepencit” nuk i ka deklaruar rreth 60 mijë euro që iu sekuestruan në shtëpi. Ndaj aktvendimit të shkallës së parë, mbrojtësit e të akuzuarve ishin ankuar me pretendimin për shkelje të dispozitave ligjore.
Themelorja në Prishtinë më kishte refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Edhe LAJMET E MBRËMJES 9 muaj më parë Dy zyrtarët e VV-së deklarohen të pafajshëm në akuzën për korrupsion Në seancën fillestare të 20 tetorit 2025, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm. Aktakuza ndaj tyre u ngrit në shtator nga Prokuroria Speciale.
