Shpërndaje në: Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja në banesën e tij në Gjilan të enjten mbrëma. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar për KOHËN se, duke u bazuar nga hetimet e deritashme, nuk ka dyshime për elemente të vrasjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me datën rreth orës , kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit”, ka njoftuar Osmani.
