Shpërndaje në: Barcelona e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate lëndimin e mesfushorit Frenkie de Jong. 29-vjeçari ka lëndim në ligamentin e gjurit të djathtë dhe do të ketë tretman të rreptë mjekësor për disa javë. Aktualisht, nuk do të ketë nevojë për operim.
De Jongu luajti me gju të lënduar në Kupën e Botës, pasi stafi mjekësor i përfaqësueses së Holandës, i kishin thënë se nuk është problem serioz. Por, realiteti ka qenë krejtësisht ndryshe. Me mungesën e tij, trajneri Hansi Flick duhet të gjejë alternativa tjera.
