Dukagjini i Klinës është mbajtur mirë në përballjen me Luganon. Skuadra zvicerane para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve të Conference League në futboll.
Arvanit Rexhaj u aktivizua në minutën e 80-të, pas shtatë minutave u përjashtua direkt me karton të kuq, duke lënë me një lojtar më pak Dukagjinin. Lugano – Dukagjini 1:0 Shënues: Steffen (31′). Kartona të verdhë: Behrens – Basri, Elezaj.
Kartoni i kuq: Rexhaj., Lugano: Von Ballmoos, Zanotti, Mai, Papadopoulos, Cimignani (Pihlstrom 88’), Bislimi, Grgiç, Alioski (Moncada 68’), Steffen, Dos Santos (Kendouci 79’) dhe Behrens (Bichsel 80’). Dukagjini: Lekaj, Vitor Hugo, Basri, Sinani, Bardhoku, Zulfiji (Elezaj 46’), Isufi, Gashi (Rexhaj 80’), Merlaku (Maliqi 68’), Pefqeli dhe Stevenson (Bytyqi 88’).
Autor i golit të fitore së Luganos është futbollisti Steffen në minutën e 31-të. Uran Bislimi dhe Ezgjan Alioski u paraqitën titullarë për Luganon, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 68-të. Dukagjini synon që të përmbysin këtë rezultat në ndeshjen e kthimit që luhet në Prishtinë ndaj Luganos.
