Shpërndaje në: Analisti politik Artan Alijaj ka thënë se situata politike rrezikon të kthehet sërish në pozitë “pat”. Duke folur për pezullimin që Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka bërë diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve për shkak të ftesës për Kuvend të brendshëm, Alijaj ka thënë se kjo situatë është e pazakontë.
“E pazakontë sepse ka ardhur një kërkesë e tillë në momentin kur po diskutohej një marrëveshje e mundshme. Në anën tjetër, ende kemi kohë për formimin e Kuvendit e pastaj edhe për afatet tjera…
Ajo që po shihet tash duket se kemi situatë ku prapë mund të vijmë në një ‘pat’ politik, ku prapë për shkak të proceseve të ndryshme mund të shkohet në zgjedhje prapë”, ka deklaruar ai në “Konfront” të KTV-së. “Pat” është term që përdoret në shah, kur një lojtar s’ka më lëvizje të lejuar dhe mbreti i tij është në shah – e loja mbyllet baras.
