Ministrja Bogujevci, priti sot në takim tenorin e njohur Kastriot Tusha

0%

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, priti sot në takim tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tusha. Gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e tij artistik dhe karrierën e gjatë në skenën muzikore. Po ashtu, u fol për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja e informoi atë për punët që po zhvillohen në fushën e kulturës dhe projektet aktuale. Në fund, ajo e përgëzoi për punën e deritanishme dhe i uroi shëndet e suksese të mëtejshme në krijimtari.

“Bashkë folën për rrugëtimin e tij artistik, karrierën e gjatë në skenën muzikore dhe kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për angazhimet dhe projektet e tij aktuale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministrja e njoftoi për punët që po bëhen në fushën e kulturës, ndërsa e përgëzoi për punën dhe kontributin e deritanishëm dhe i uroi shëndet e suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij artistike” , njofton Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Burimi: Bota Sot