Moti ekstrem godet Europën, temperatura rekord në Britani dhe alarm

0%

Një valë e të nxehti po prek pjesë të Europës, me Mbretërinë e Bashkuar që paralajmëroi për një nxehtësi ekstreme, ndërsa Greqia po përballet me erëra të fuqishme dhe rrezik të shtuar për zjarret. Në Britaninë e Madhe, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38°C në disa zona të Anglisë jugore dhe lindore.

Paralajmërimi i autoriteteve meteorologjike është në fuqi gjatë pjesës më të madhe të së enjtes. Sipas meteorologëve, një zonë e fuqishme presioni të lartë po dominon motin, ndërsa erërat nga jugu dhe juglindja po sjellin masa ajrore të nxehta nga Europa. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar për një rritje të mundshme të presionit mbi shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit social.

Meteorologët kanë paralajmëruar gjithashtu për probleme të mundshme me pajisjet dhe sistemet e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, përfshirë ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë, situata është ndryshe në veri të Britanisë, ku pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut pritet të përballen me reshje shiu dhe stuhi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç temperaturave të larta, Britania po përballet edhe me një situatë të rënduar të thatësirës. Më shumë se dy të tretat e Anglisë janë shpallur zyrtarisht në kushte thatësire, pasi korriku rezultoi muaji më i thatë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1836.

Rreth 45 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga thatësira, ndërsa mbi 27 milionë përballen me kufizime në përdorimin e ujit. Nga ana tjetër në Greqi, vëmendja është përqendruar te erërat e forta, të cilat kanë rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve.

Sipas observatorit kombëtar, erërat kanë kaluar 100 km/orë në zona të Athinës, në Egje, në Kretë dhe në pjesë të Greqisë kontinentale. Për shkak të kushteve të thata, temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme, mund tw favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve. Ndërkohë, një zjarr i madh pyjor ka detyruar evakuimin e disa vendbanimeve pushimi në Halkidiki.

Sipas mediave greke, banorët e Sivirit dhe Fourkës janë urdhëruar të largohen për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Në luftën kundër zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, të mbështetura nga kolegë nga Moldavia, ndërsa në operacion po përdoren edhe avionë dhe helikopterë.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri dyshohet se nisi pasi një shtyllë elektrike u rrëzua nga erërat e forta, duke shkaktuar një shkëndijë që ndezi zonën përreth.

Burimi: sinjali.com