Një person ka humbur jetën në përplasjen e trenit në Bedford, ka njoftuar Policia e Transportit Britanik. Dy trenat e përfshirë në përplasjen në zonën e Bedfordit kanë qenë treni i orës nga Corby drejt London St Pancras dhe treni i orës nga Nottingham drejt London St Pancras, ka konfirmuar East Midlands Railway, raporton BBC.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka shprehur ngushëllime dhe ka cilësuar incidentin si “shumë shqetësues”. Ai ka thënë se mendimet e tij janë me familjen e personit që ka humbur jetën në përplasjen mes dy trenave në Bedfordshire. “Raporte shumë shqetësuese për një përplasje që përfshin dy trena pasagjerësh pranë Bedfordit,” shkruan Starmer në X.
“Më së pari, mendimet e mia janë me familjen e personit që fatkeqësisht ka humbur jetën, si dhe me ata që janë lënduar rëndë. Jam mirënjohës për reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës në këtë incident tragjik.”
