Malisheva ka arritur fitore të madhe në përballjen me skuadrën e njohur skoceze, Hibernian, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Conference League. Malisheva – Hibernian 2:0 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Shwneu: Uka (21’), Nafiu (90’).. Kartona të verdhë: O’Hora, Abdulai.
Malisheva: Avdyli, Shani (Murati 82’), Kryeziu, Skovgaard, Veliu, Isgandarli (Pira 72’), Xhylani (Nafiu 71’), Vitija (Luma 86’), Ferati, Ibishi (Bajraktari (90+2’) dhe Uka. Hibernian: Sallinger, Passlack, O’Hora, Hanley, Iredale (Mayor 46’), Chaiwa, Mulligan (Abdulai 81’), Obita, Boyle (Klidje 68’), Lowe dhe Elding (Newell 68’).
Futbollistët Kreshnik Uka e Valmir Nafiu, janë trima të fitores së Malishevës. Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë . Në minutën e 21-të Veliu asistoi për mrekulli, ndërsa Uka me mjeshtri realizoi për 1:0. Në minutën e 90-të, Uka asiston si me dorë deri të Nafiu, i cili del ballë përballë me portierin dhe me gjakftohtësi shënoi në këndin e epërm, 2:0.
Malisheva ka një epërsi të madhe për ndeshjen e kthiimit në Skoci.