Policët e dorëhequr, edhe të papranueshëm edhe të panevojshëm

0%

Policisë së Kosovës i mungon vetëm një drejtor serb për rajonin Mitrovicë Veri, por, sa i përket numrit të pjesëtarëve nga ky komunitet, ai tashmë është i përmbushur. Kjo e fundit, iu konfirmua kp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, si përgjigje në pyetjen nëse është pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për rikthim në detyrë të policëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022.

“Pas dorëheqjeve të vitit 2022, Policia e Kosovës ka shpallur pesë (5) konkurse për zyrtarë policorë ku tre (3) konkurse kanë qenë të hapura vetëm për minoritete dhe vendi i punës ka qenë Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri”, thuhet në përgjigje. “Policia e Kosovës ka staf të mjaftueshëm për të kryer detyrat e parapara ligjore në tërë vendin, duke përfshirë edhe DRP Mitrovicë Veri”.

Por, krahas mbushjes së vendeve të punës, është edhe një dokument bazik që e pamundëson kthimin e të penduarëve eventualë. “Udhëzimi Administrativ i marrëdhënies së punës në Polici e rregullon këtë çështje sipas të cilit punonjësi i Policisë i cili jep dorëheqje vullnetare nuk e ka të drejtën e ri-kthimit në Polici.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu me të njëjtin udhëzim administrativ rregullohet çështja e punësimit ku kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret themelore të parapara me këtë udhëzim”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Policë, prokurorë e gjyqtarë nga radhët e komunitetit serb në veri të vendit, patën dhënë dorëheqje në vitin 2022, në një mobilizim politik nga Lista Serbe. 4 vjetë më vonë, prokurorët e penduar kërkuan mundësi kthimi, por morën përgjigje negative nga Këshilli Prokurorial dhe nga u.d.Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Burimi: Bota Sot