Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në qytetin e Gjilan sot më rreth orës . Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilan, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com. Osmani ka theksuar se bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes.
“Me datën rreth orës , kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”- tha ai. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani, bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
