Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vetaksidentimit me motoçikletë.
“Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës, mashkull 19-vjeçar, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi. Ajo ka shtuar se Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
