Komuna e Prishtinës njofton për devijime të përkohshme në 18 linja të

0%

Për shkak të punimeve që po zhvillohen në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci” në kryeyqtet, janë vendosur devijime të përkohshme në itineraret e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban. Sipas njoftimit të komiunës, punimet po zhvillohen në segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Devijimet përfshijnë linjat 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25. Komuna ka bërë të ditur se itineraret e përkohshme për secilën linjë janë publikuar në materialet shoqëruese të njoftimit.

“Devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit të lartpërmendur.Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më . Një segment i rrugës “Ilir Konushevci” do të jetë i mbyllur për qarkullim për pesë ditë, duke filluar nga dje, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se mbyllja e rrugës bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve.

Burimi: Kallxo