Trump: Marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite varet nga njohja e

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja historike për programin bërthamor civil me Arabinë Saudite do të realizohet vetëm nëse Riadi i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit dhe njeh shtetin e Izraelit.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social , Trump theksoi se programi bërthamor civil nuk do të përfshijë pasurimin e materialeve bërthamore dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllime paqësore.

“Programi bërthamor civil, i cili nuk përfshin pasurimin e materialeve dhe lidhet vetëm me përdorimin jo-ushtarak, do të miratohet, por është plotësisht i varur nga bashkimi i Arabisë Saudite me Marrëveshjet shumë të respektuara dhe të suksesshme të Abrahamit”, shkroi Trump.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ekspertët e sigurisë kanë shprehur shqetësime se një marrëveshje e tillë mund të rrisë rrezikun e përhapjes së teknologjisë bërthamore në Lindjen e Mesme, një rajon që vazhdon të përballet me tensione të larta. Programi bërthamor ka qenë prej vitesh një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Trump në vitin 2020, çuan në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin. Më vonë, edhe Sudani dhe Maroku iu bashkuan këtij procesi duke vendosur marrëdhënie zyrtare me Izraelin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com