Ministria e Shëndetësisë del me vendim, preken mjekët që punojnë

0%

Ministria e Shëndetësisë vazhdon zbatimin e politikave që synojnë mbështetjen dhe motivimin e profesionistëve shëndetësorë, duke forcuar njëkohësisht sistemin publik të kujdesit shëndetësor.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor.

Postim i plotë: Vazhdojnë politikat mbështetëse për mjekët që angazhohen vetëm në sektorin publik Edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë!

Burimi: Bota Sot