Billie Eilish ka nisur xhirimet për filmin “The Bell Jar”, duke shënuar debutimin e saj në një rol të madh në kinematografi. Këngëtarja 24-vjeçare interpreton Esther Greenwood, personazhin kryesor të romanit të njohur të Sylvia Plath.
Filmi trajton historinë e një studenteje të re që përballet me depresionin dhe sfida të shumta emocionale, një temë që ka ngjallur interes edhe për shkak se vetë Eilish ka folur publikisht për përvojat e saj me shëndetin mendor. Bilie Në projekt, ajo luan përkrah aktores fituese të ‘Oscar’-it, Carey Mulligan, ndërsa regjinë e mban Sarah Polley.
Pamjet e publikuara nga xhirimet në Toronto tregojnë një transformim të dukshëm të artistes, e cila shfaqet krejt ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar. Filmi pritet të jetë një nga adaptimet më të komentuara të viteve të fundit, duke sjellë në ekran një nga romanet më të njohura të letërsisë moderne.
Me këtë rol, Eilish hap një kapitull të ri në karrierën e saj artistike, duke kaluar nga skena muzikore në ekranin e madh me një projekt që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe kritikëve. Billie
