Shifër e jashtëzakonshme!

0%

Pep Guardiola ka kërkuar 20 milionë euro pagë për të marrë drejtimin e Italisë. Këto janë zërat për trajnerin spanjoll, i cili aktualisht është me pushime. Paolo Maldini e takoi Guardiolën në Barcelonë. Për këtë dha edhe një koment, ndërsa u pyet pikërisht për shifrën 20 milionë euro. “Për Pepin, aspekti financiar nuk është në asnjë mënyrë i rëndësishëm”, u shpreh Maldini.

Drejtori teknik tregon kështu se paga nuk do të jetë pengesa kryesore për firmën. Italia e ka Guardiolën si pretendentin kryesor. Nëse kjo pistë do të konkretizohet, do të ndodhë për herë të parë në histori që Italia nuk do të ketë trajner vendës.

Burimi: Bota Sot