Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, duke përfshirë edhe garancinë pasurore në vlerën 2 milionë lekë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtare monokratike Miliana Muça, vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të dosjes SASPAC. Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”.
Në alternativë, ai kishte kërkuar caktimin e masës “garanci pasurore”, në shumën 2 milionë lekë ose në një vlerë tjetër që gjykata do ta çmonte të përshtatshme.
Pas shqyrtimit të ankimit, Apeli i GJKKO vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 362, datë , të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” Në këtë mënyrë, Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
