Tragjedi familjare në Strellc të Deçanit, djali dyshohet se

0%

– Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari Është arrestuar i dyshuari në lidhje me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. Rugova u shpreh se dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve.

“ Është sekuestruar edhe një armë zjarri” , u shpreh Rugova. – Tragjedi në Bjeshkën e Strellcit, djali dyshohet se aksidentalisht vrau babanë Një rast tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Bjeshkën e Strellcit në komunën e Deçanit. Djali dyshohet se aksidentalisht ka vrarë babanë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori. Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokurori i shtetit dhe gjitha njesitet relevante policore jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre veprimet e nevojshme. Kaq mund te jap informata ”, ka deklaruar ai.

Burimi: Bota Sot