Shqipëria U-18 e basketbollit të vajzave ka “prenotuar” vendin e fundit në Grupin A në Divizionin C të Kampionatit Europian për këtë grup-moshë. Pasi ishin mundur në debutim nga Malta, vajzat kuqezi nuk ia dolën as në takimin e tyre të dytë, teksa u mposhtën nga Qiproja me rezultatin 63-75 (15-19, 13-18, 19-16, 16-22), përballje e zhvilluar në Pejë.
Pas një fillimi me entuziazëm në minutat e para, loja e Shqipërisë erdhi në rënie, ndërsa Qiproja e kontrolloi gjithçka. Vajzat kuqezi provuan të afroheshin në periodën e tretë, por pa mundur që të realizonin përmbysjen, ndërsa kundërshtaret i rivendosën distancat në çerekun e fundit. Për Shqipërinë nuk mjaftoi Aurora Dhedhes, MVP me 22 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.
Zyrtarisht jashtë garës për medalje, vajzat kuqezi të trajneres Lidia Mirchandani Villar do të luajnë tashmë vetëm për klasifikim final në Europianin C..
