Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pëson lëndime

0%

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi. I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës , një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë. Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi