– Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari Është arrestuar i dyshuari në lidhje me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. Rugova u shpreh se dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve.
“ Është sekuestruar edhe një armë zjarri” , u shpreh Rugova. – Një person i vrarë në një stan në Strellc të Deçanit, Policia jep detajet: Dyshohet se ishte vrasje aksidentale mes familjarëve Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.
Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh. “Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë.
Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori. Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës. “Prokurori i shtetit dhe gjitha njesitet relevante policore jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre veprimet e nevojshme.
Kaq mund te jap informata ”, ka deklaruar ai.
