Rast i rëndë në Deçan: Dyshohet për vdekje të dyshimtë në Strellc

0%

Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin Strellc të Deçanit, ku dyshohet se një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Rrethanat e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,për Sinjalin ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria ndodhen në vendin e ngjarjes. “Prokurori i rastit është duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi. Hetimet pritet të zbulojnë detaje të reja lidhur me këtë rast. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com