Vrasja që tronditi pasditen e sotme bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, sipas informacioneve të reja që ka siguruar Sinjali, dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është nga familja Hasanramaj, ndërsa ngjarja tragjike ka përfshirë djalin e tij, duke goditur rëndë familjen Hasanramaj.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se gjithçka ka ndodhur gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.
Autoritetet nuk kanë dalë ende me një version zyrtar mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Sinjali do të raportojë me të gjitha detajet e reja sapo ato të konfirmohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
