Perrie Edwards zbulon fustanin e tretë të nusërisë dhe ndan momente të reja nga dasma luksoze në Portugali

0%

Perrie Edwards ka ndarë imazhe të reja nga dasma e saj me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, duke zbuluar edhe fustanin e tretë që veshi gjatë festimeve në Portugali.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila u martua të shtunën, kishte zgjedhur fillimisht një fustan të gjatë me dantellë dhe korse nga për ceremoninë, ndërsa për pritjen e mbrëmjes veshi një model me shkëlqim nga marka luksoze Galia Lahav.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Perrie tregoi edhe veshjen e saj të tretë për “orën e koktejlit”, një fustan të shkurtër të zbukuruar nga Annie’s Ibiza, me detaje perlash dhe qepje ari. Pamjen e kompletoi me një xhaketë të përshtatshme, syze dielli portokalli dhe taka me dantellë, shkruan DailyMail.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Perrie Edwards Ylli i Little Mix pozoi me motrën e saj Caitlin, nënën Debbie dhe shoqërueset e nuses, teksa shijonin shampanjë dhe kokteje në nisje të festimeve shumëditore. Këngëtarja tregoi edhe një episod emocional që i ndodhi para dasmës.

Ajo zbuloi se kishte humbur gjerdanin me diamante që Alex i kishte dhuruar pas lindjes së djalit të tyre Axel dhe se kishte qarë gjithë ditën duke e kërkuar. Megjithatë, mëngjesin e dasmës, stilisti i flokëve Aaron Carlo e gjeti medaljonin e kapur në zgjatjet e flokëve të saj. Perrie Edwards

Burimi: Bota Sot