Martin Baturina debutoi me gol për Kroacinë, në ndeshjen e tij të parë në Botëror, në humbjen 4-2 mbrëmë ndaj Anglisë. Mesfushori me tipare sulmuese vjen nga një super sezon me Como-n, ku kontriboi me 8 gola dhe 4 asiste. Forma e mirë e 22-vjeçarit kroat ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.
Mediet italiane zbulojnë së fundmi se Como ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh të ardhur nga Aston Villa për Baturina-n. Duke qenë se kroati është një nga elementët kyç në sistemin e ndërtuar nga Cesc Fabregas, Como ka refuzuar direkt ofertën e klubit anglez.
Duke qenë se vlera e kroatit do të rritet ndjeshëm pas Botërorit, oferta e Aston Villa-s është konsideruar e papërshtatshme nga klubi i Serie A.
