Kaia Gerber prezanton për herë të parë piercing-un në bark, pozon me të brendshme për fushatën e re

0%

Kaia Gerber ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit, duke prezantuar për herë të parë një piercing në bark me unazë ari gjatë një fushate të re për markën e kujdesit për trupin Uni. Supermodelja 24-vjeçare u shfaq me të brendshme të bardha teksa pozonte e shtrirë në shtrat, duke ekspozuar figurën e saj të tonifikuar.

Kaia është emëruar Partnerja e parë Kreative në Rezidencë e markës Uni. Sipas kompanisë, ajo do të angazhohet në krijimin e përmbajtjeve, zhvillimin e produkteve dhe drejtimin krijues të markës, e cila po zgjerohet në më shumë se 1,600 dyqane Ulta Beauty në SHBA, shkruan DailyMail.

Partneriteti vjen vetëm një ditë pasi vajza e Cindy Crawford pozoi nudo në një vaskë me shkumë për fushatën e re të markës, të realizuar nga fotografi Theo Wenner. Në fokus janë produktet më të njohura të Uni, përfshirë serumin 24-orësh për trupin, vajin për dush Plush Marine dhe vajin për trup me mikroalga të arta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, vëmendje mori edhe pamja e saj e re me piercing në bark, një detaj që modelja nuk e kishte shfaqur më parë publikisht.

Burimi: Telegrafi