Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një studim i publikuar në revistën BMJ Global Health ka zbuluar se shumica e fëmijëve në botë nuk konsumojnë sasinë e rekomanduar të pmëve, perimeve, bishtajoreve, arrave dhe farave, ka shkruar CNN.
Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 1.200 anketa ushqimore në 185 vende, duke konstatuar se, megjithëse ka pasur përmirësime gjatë viteve, shumica e fëmijëve ende ushqehen me shumë pak produkte bimore të shëndetshme.
Mjekja amerikane Leana Wen ka theksuar se pemët dhe perimet janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, pasi përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra të nevojshme për organizmin.
“Fëmijët që krijojnë zakone të shëndetshme ushqimore që në moshë të vogël kanë më shumë gjasa t’i ruajnë ato edhe si të rritur, duke ulur rrezikun për sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri”, ka thënë ajo. Sipas studimit, në SHBA foshnjat dhe fëmijët nën dy vjeç konsumojnë relativisht shumë pemë dhe perime, por ky konsum bie ndjeshëm me rritjen e tyre.
Ekspertët e lidhin këtë me ndikimin e ushqimeve të përpunuara, reklamave dhe zakoneve që fëmijët krijojnë jashtë shtëpisë. Edhe Lifestyle 8 muaj më parë Ushqyerja e foshnjave me produkte kikiriku ul rrezikun e alergjive, kur duhet nisur? Wen ka thënë se është normale që fëmijët të jenë zgjedhës në ushqim dhe këshillon prindërit të mos dorëzohen.
“Mos e hiqni dorë nga një ushqim vetëm sepse fëmija e refuzoi një herë. Ofroni vazhdimisht pemë dhe perime, pa e detyruar. Sa më shumë t’i ekspozohen, aq më shumë rriten gjasat që t’i pranojnë”, u shpreh ajo. Ajo rekomandon gjithashtu që fëmijët të përfshihen në blerjen dhe përgatitjen e ushqimit, pasi kjo rrit interesin e tyre për të provuar ushqime të reja.
A janë të sigurta pemët dhe perimet? Studimi u publikua në të njëjtën kohë kur autoritetet shëndetësore në SHBA po hetojnë një shpërthim të infeksionit Cyclospora, një parazit që mund të shkaktojë diarre dhe probleme të traktit tretës. Megjithatë, Wen ka theksuar se kjo nuk duhet t’i dekurajojë familjet të konsumojnë pemë dhe perime.
“Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i pemëve dhe perimeve janë shumë më të mëdha se rreziku nga raste të rralla të infeksioneve ushqimore”, ka thënë ajo. Ekspertja këshillon që produktet e freskëta të lahen mirë, të shmanget kontaminimi me mish të papërpunuar dhe të ndiqen gjithmonë njoftimet zyrtare për tërheqjen e produkteve nga tregu.
Edhe Lifestyle 22 o. më parë Zendaya përballet me kritika për vathët e lashtë iranianë gjatë promovimit të “The Odyssey” Në përfundim, Wen u bën thirrje prindërve të mos synojnë përsosmërinë, por vazhdimësinë. “Qëllimi nuk është që fëmijët të ushqehen në mënyrë perfekte sot, por të krijojnë zakone që do t’u shërbejnë për një jetë të tërë”, ka përfunduar ajo.
