Vozinhas i rritet vlera në gjysmë milioni euro

0%

Shpërndaje në: Portieri i Kepit të Gjelbër është sensacioni i Botërorit 2026. Ai është portieri më i ndjekur në botë. Por paraqitja në Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ka bërë që Vozinhas t’i rritet vlera edhe në treg. Sipas të dhënave nga faqja e specializuar Transfermarkt, Vozinhas pas Botërorit i është rritur vlera nga 50 mijë në 500 mijë euro.

“Kjo rritje është për shkak të një paraqitje të madhe dhe të papritur në Kupën e Botës”, shkruan “AS” të enjten. 40-vjeçari është lojtar i lirë. Ai së fundi ishte te Chavesi i kategorisë së dytë të Portugalisë.

Burimi: Koha