Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi këtë të enjte se një konferencë për shtyp që do të mbahet të martën, më 28 korrik, për të prezantuar trajnerin e ri të kombëtares franceze , i cili do të jetë Zinedine Zidane. Didier Deschamps është larguar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe Zidane pritet të jetë pasuesi i tij.
Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar tashmë se Zidane do të prezantohet në një konferencë për shtyp të martën e javës së ardhshme. “Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më , duke filluar nga ora në selinë e FFF-së”, thuhet në njoftim.
Le président de la FFF, @PhilippeDiallo présentera le prochain sélectionneur de l’Équipe de France le mardi 28 juillet, à 11h00, lors d’une conférence de presse. — FFF (@FFF) July 23, 2026 Pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet po atë mëngjes, Philippe Diallo do të prezantojë para mediave trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të Francës.
Epoka e Zidanes është pra gati të fillojë në krye të “Les Bleus”, pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe humbjes në ndeshjen ndaj Anglisë, të vlefshme për vendin e tretë.
