Dy gra (shtetase të Somalisë) gjatë deklarimit të tyre në polici kanë thënë se kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës në pikë kalimin kufitar Kosovë-Shqipëri. Tutje në njoftim thuhet se dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit.
“PKK Kosovë – Shqipëri, – . Në afërsi të pikës së vjetër kufitare janë hasur dy femra shtetase të Somalisë të cilat gjatë intervistimit kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin Shqipëri Kosovë në mënyrë ilegale. Dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
