Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës dhe në të janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52-vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Ndërkohë, hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti. / Telegrafi
