Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

0%

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me burgim prej 4 muajve Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Në seancën përfundimtare, gjyqtari tha se i akuzuari dënohet edhe me shumën prej 70 euro, derisa palet mund të ankohen për vendimin.

Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më , rreth orës , i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.

Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”. 4 muaj burgim, shumën prej 50 euro, 20 euro.

Burimi: Bota Sot