Pesë ditë pas aksidentit në Mitrovicë, ndërron jetë njëra nga të

0%

Një grua ka humbur jetën pesë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në Mitrovicën e Jugut. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 17 korrik, rreth orës , ku dyshohet se një veturë, e drejtuar nga një person mashkull, ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes, lëndime kishin pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe katër pasagjere gra, të cilat ishin dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka bërë të ditur se më 22 korrik është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës se njëra nga të lënduarat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com