Pas pesë muajsh që kur e mori detyrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, është takuar me Rrahman Jasharajn, kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), më .
Si takim i parë mes tyre, në një komunikatë SBAShK e përshkruan se u zhvillua “në një frymë shumë miqësore dhe konstruktive.” “Dhe mund të konsiderohet si një fillim i mirë i një dialogu të ri dhe i një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut, në interes të mësimdhënësve, nxënësve dhe të ardhmes së arsimit në Kosovë.” – thuhet në e Sindikatës.
Teksa në takim njoftohet se morën pjesë edhe Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme në Ministri të Arsimit, Ymer Ymeri, sekretari i Përgjithshëm në Sindikatë, dhe Anita Kadriu, drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministri.
Po ashtu thuhet se gjatë takimit, ministri Çeku i njoftoi përfaqësuesit e SBASHK-ut për planet dhe prioritetet e Ministrisë së Arsimit, si dhe për angazhimet që po ndërmerren në funksion të zhvillimit të sistemit arsimor.
“Ai shprehu gatishmërinë që SBASHK-u të jetë i përfshirë në komisionet dhe proceset e rëndësishme që lidhen me arsimin, përfshirë edhe hartimin e Strategjisë së re të Arsimit, e cila po përgatitet me angazhimin e ekspertëve vendorë, si dhe në çështje të tjera me rëndësi për arsimin dhe punëtorët arsimorë.” – njofton Sindikata.
Sipas SBAShK, në takim u diskutua edhe për trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet Ministrisë, komunave, Sindikatës dhe prindërve, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim, si dhe për planifikimin e mundshëm të mësimit tërëditor në shkollat nëntëvjeçare.
Ata gjithashtu kanë thënë se u bisedua për formulën e financimit dhe grantin specifik për arsimin, kontratat e punës, si dhe mundësitë për avancimin e arsimit të hershëm. Para ministrit Çeku, Ministria e Arsimit u udhëhoq nga Arbërie Nagavci. Rrahman Jasharaj i SBAShK u ankua më se nuk kishin dialog mes tyre dhe Ministrisë së Arsimit.
Madje në atë kohë, paralajmëronin grevë të përgjithshme të punëtorëve të arsimit, sindikalistëve, në rast se nuk rifillonte dialogu. Ata ishin takuar me ish-ministren Nagavci më .
Për këtë takim, SBASHK-u kishte deklaruar se “ky takim ishte i shkurtër, nuk solli rezultate konkrete dhe se ministrja nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat e tyre.” Ndërsa, Ministria e Arsimit kishte thënë se dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi siç thotë ajo, çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje mes mësimdhënësve, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në “objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim”.
Një ditë më pas, më , disa punëtorë arsimorë dhe anëtarë në SBASHK protestuan fillimisht para objektit të Ministrisë së Arsimit, pastaj edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës. Përmes kësaj proteste, ata patën kërkuar që të nënshkruhet Kontrata kolektive, draftin e të cilës e dorëzuan në Ministri të Arsimit më .
Po ashtu, kërkuan që të kenë rritje dinjitoze të pagave, përmirësim të kushteve të punës në institucione arsimore, dialog me ish-ministren Arbërie Nagavci dhe të mos iu mohohet kontributi i viteve të ‘90-ta. Që nga ajo kohë, Kosova nuk e ka të konstituuar Kuvendin e Kosovës, edhe pas zgjedhjeve të trefishta paralamentare, të fundit që u mbajtën më .
Qeveria në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon mandatin në detyrë, ndërsa vendi ka ushtrues detyre të presidentit Albulena Haxhiun.
