Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje njoftojnë se trafiku jashtë mjediseve ubrane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15 minuta.
Në vendkalmet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
