Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, Policia rrethon zonën para

0%

Policia e Shqipërisë ka marrë masa të shtuara sigurie përreth Kuvendit, ku këtë të enjte pritet të zhvillohet protesta qytetare, ndërsa deputetët mblidhen për seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar. A2CNN, bën me dije se e gjithë zona rreth Parlamentit është rrethuar nga forcat e policisë.

Në kryqëzimin pranë Xhamisë së Namazgjasë do të lejohet kalimi vetëm i deputetëve, ndërsa qytetarët e tjerë nuk do të mund të hyjnë në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet. Masat janë marrë për shkak të protestës që pritet të nisë në orën . Sipas raportimit, në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të FNSH-së në numër të shtuar, ndërsa janë vendosur katër furgonë të kësaj force.

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar të kalojnë në perimetrin e sigurisë, por nuk janë lejuar nga policia. Deri në momentin e raportimit, nuk ishte vërejtur ende hyrja e deputetëve në godinën e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi